Ledger House — Modern Accounting Office editorial photograph

Hapi Juaj i Sigurt Drejt Shqipërisë

Partneri juaj strategjik për viza, leje qëndrimi, rilokim dhe konsulencë biznesi.

Rreth Nesh

Albania Global është një kompani konsulence me seli në Tiranë, e krijuar për t'u ofruar individëve, familjeve dhe bizneseve të huaja një rrugëtim pa pengesa drejt Shqipërisë. Në një ambient ligjor dhe burokratik që ndryshon vazhdimisht, ne shërbejmë si udhërrëfyesi juaj i besuar. Përmes përvojës sonë të thelluar në legjislacionin shqiptar të imigrimit, punësimit dhe të drejtës tregtare, ne marrim përsipër të gjithë barrën administrative — nga përgatitja e dosjes fillestare, hapja e bizneseve, e deri te marrja e vizës apo lejes suaj të qëndrimit.

WhatsApp Image 2026-08-10 at 10.36.04 (1)

Shërbimet Tona të Detajuara

Viza & Leje Qëndrimi për Nomadë Digjitalë

Asistencë e plotë për freelancers dhe punonjësit në distancë që duan të jetojnë e punojnë nga Shqipëria, përfshirë përgatitjen e dokumenteve të të ardhurave, kontratave, sigurimeve dhe aplikimit ligjor.

Viza Turistike (Kategoria C)

Mbështetje për vizita turistike, biznesi të shkurtër apo familjare, duke asistuar me ftesat, rezervimet, siguracionet e udhëtimit dhe aplikimin online.

Viza Sportive

Procedura të specializuara për sportistët, trajnerët dhe stafin teknik që nënshkruajnë kontrata me klube apo federata sportive në Shqipëri.

Viza Studimi

Asistencë për studentët ndërkombëtarë për njënjësimin e dokumenteve arsimore dhe marrjen e vizës së studimit.

Viza & Leje Punësimi

Zgjidhje për kompanitë shqiptare dhe profesionistët e huaj, nga miratimet në Agjencinë Kombëtare të Punësimit deri te procedurat e vizës D.

Bashkim Familjar

Asistencë e specializuar për bashkimin e anëtarëve të familjes (bashkëshortë, fëmijë) me rezidentët e huaj ose shtetasit shqiptarë.

Rezidencë (Leje Qëndrimi e Parë)

Konsulencë për pajisjen me leje qëndrimi (për punësim, biznes, pasuri të paluajtshme apo të ardhura autonome) nga aplikimi deri te marrja e kartës fizike.

Rinovim Rezidence

Përgatitje e saktë e dosjes dhe njoftim paraprak për rinovimin në kohë të lejes së qëndrimit, duke shmangur gjobat apo anulimin e statusit.

Vizioni & Misioni

Të jemi kompania lider në Shqipëri për konsulencën e imigrimit, relokimit dhe zhvillimit të biznesit, duke u bërë ura kryesore që lidh talentet, sipërmarrësit dhe vizitorët ndërkombëtarë me mundësitë e jashtëzakonshme që ofron vendi ynë.
Të fuqizojmë individët dhe bizneset nga e gjithë bota për të realizuar qëllimet e tyre në Shqipëri, duke u ofruar zgjidhje ligjore me standarde të larta, efikasitet administrativ dhe vëmendje të personalizuar për çdo rast.

WhatsApp Image 2026-08-10 at 10.36.04 (2)

Vlerat Tona Bazë

Besim i Ndërsjellë, Transparencë Absolutë dhe Integritet.

Integritet & Transparencë

Asnjë kosto e fshehur dhe çdo informacion i dhënë bazohet 100% në kuadrin ligjor në fuqi.

Profesionalizëm & Precizitet

Dosje të përgatitura pa të meta për të minimizuar rrezikun e refuzimit.

Efiçencë & Shpejtësi

Zgjidhje të optimizuara për të kursyer kohën dhe energjinë tuaj.

Na Kontaktoni

Pavarësisht se ku ndodheni në botë, ekipi ynë i ekspertëve është gati t'ju përgjigjet pyetjeve tuaja dhe të nisë procedurat për rastin tuaj.

Rrjete sociale

Instagram: albania.visa

Facebook: Albania Visa

LinkedIn: Albania Global Consulting Services

Telefon & Whatsapp

+355 69 29 655 88